Agresioni rus në Ukrainë, popullsia e Avdiivkas bie në ritme drastike krahasuar me paraluftën

Bota

Agresioni rus në Ukrainë, popullsia e Avdiivkas bie në ritme drastike krahasuar me paraluftën

Më: 10 prill 2023 Në ora: 15:36
Ukrainë

Popullsia e Avdiivka është zvogëluar në 1,800 njerëz nga 32,000 para luftës, ndërsa forcat ruse synojnë pushtimin e qytetit.

“Rusët e kanë kthyer Avdiivkën në një gërmadhë totale,” tha Pavlo Kyrylenko, guvernatori rajonal i Donetskut.

Sipas  Kyrylenko, qyteti u godit nga një sulm ajror të hënën që shkatërroi një ndërtesë shumëkatëshe.

“Fatmirësisht, nuk pati viktima pasi të gjithë banorët e ndërtesës u evakuuan në kohë”- tha ai, duke shtuar se: “Në total, rreth 1,800 njerëz mbeten në Avdiivka, të cilët të gjithë rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë.”

Avdiivka ka qenë një nga objektivat kryesore të një ofensive dimërore ruse që Moska shpresonte se do të ripërtërinte pushtimin e saj në Ukrainë, por ka qenë në gjendje të bëjë vetëm përparime të vogla territoriale në lindje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat