Një rus i famshëm është munduar të tallet përmes mediave sociale, por pothaujse nuk e pësoi keq.
YouTuberi ka shpërndarë një video duke u përpjekur të gjuajë një raketë suedeze AT4.
Në video, Alexey Smirnov shihet se i mungon doreza dhe përfundoi duke e ‘goditur’ vetveten nga gjuajtja e gabuar e raketës.
Më pas ai deklaroi se arma e NATO-s është një “copë m…”, raporton skynews.
Sidoqoftë, klipi që atëherë është krahasuar me videot e trupave amerikane që gjuanin saktë raketën – duke mbajtur dorezën e përparme.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima në radhët e civilëve dhe dëme të mëdha në infrastrukturë. /Telegrafi/