Ky është momenti kur forcat ukrainase shkatërrojnë një objekt që po përdorej nga ushtarët rusë si bazë operacionesh në Krasnohorivka, në rajonin Donetsk.
Objekti ku gjendeshin së paku dy ushtarë rusë u shkatërrua nga artileria e Brigadës së 36-të të Marinës.
Sipas pamjeve të publikuara nga një llogari ukrainase shihet momenti kur dy ushtarë rusë po vraponin sa andej sa këndej për t’u fshehur.
Mirëpo, nuk shpëtuan dot pasi pozicioni i tyre u kap përmes dronit. Dhe posa ukrainasit morën sinjalin për vendndodhjen e tyre ata u goditën me një artileri.
Pas goditjes me artileri pasoi një shpërthim shumë i madh në shtëpinë ku ata po fshiheshin.