Ministri ukrainas krahason Rusinë me ISIS: Duhet të mbajë përgjegjësi për krimet

Bota

Ministri ukrainas krahason Rusinë me ISIS: Duhet të mbajë përgjegjësi për krimet

Më: 12 prill 2023 Në ora: 14:01
Dmytro Kuleba

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba e ka krahasuar Rusinë me Shtetin Islamik pas videos së prerjes së kokës së ushtarëve ukrainas të robëruar. Ministri ukrainas thotë se është absurde fakti që Rusia, me krimet e rënda që po kryen, të vazhdojë dhe të kryesojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Një video e tmerrshme e trupave ruse duke i prerë kokën një të burgosuri ukrainas po qarkullon në internet.

Është absurde që Rusia, e cila është më e keqe se Shteti Islamik, të kryesojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, tha ai, duke iu referuar presidencës së rradhës të marrë nga Moska.

“Terroristët rusë duhet të dëbohen nga Ukraina dhe nga bashkimi dhe mbajnë përgjegjësi për krimet e tyre”, tha Kuleba. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat