Vladimir Putin do të nënshkruajë një ligj që rregullon rekrutimin ushtarak në Rusi, një veprim që ka ngjallur frikën për një valë tjetër mobilizimi për luftën e Moskës në Ukrainë.
Projektligji do të lejonte dërgimin elektronik të letrave të thirrjes ushtarake, përveç letrave tradicionale, dhe do t’i ndalonte ata që janë përgjegjës për shërbimin ushtarak të udhëtojnë jashtë vendit.
Zyrtarët rusë kanë mohuar sugjerimet se projektligji shtron bazat për një valë të re mobilizimi – zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se ka për qëllim vetëm “të rregullojë rrëmujën” që pasoi urdhrin e diskutueshëm të mobilizimit të pjesshëm të shtatorit, i cili nxiti mijëra rusë për të ikur.
“Tani do të jetë shumë më e lehtë të më mobilizoj, duke pasur parasysh se sa e digjitalizuar është bërë jeta në Moskë”, tha Alexey, avokati 41-vjeçar nga Moska, raporton CNN. Teksa ai nuk është brenda kufirit zyrtar të moshës për mobilizim, nuk pret që Kremlini t’i përmbahet udhëzimeve të veta kur thërret rekrutët.