Nuk ka trupa të NATO-s në Ukrainë, përsërisin ministrat e mbrojtjes të Ukrainës dhe Spanjës

Bota

Nuk ka trupa të NATO-s në Ukrainë, përsërisin ministrat e mbrojtjes të Ukrainës dhe Spanjës

Më: 12 prill 2023 Në ora: 16:34
Foto nga takimi

Ministrat e mbrojtjes të Ukrainës dhe Spanjës kanë mohuar pretendimet se trupat e NATO-s po luftojnë kundër forcave të armatosura ruse në Ukrainë, duke hedhur poshtë pretendimet që dolën nga një rrjedhje e dokumenteve shumë të klasifikuara të Pentagonit.

“Është krejtësisht e pavërtetë që ka trupa të NATO-s në Ukrainë”, tha ministrja spanjolle e mbrojtjes,  Margarita Robles të mërkurën në një konferencë të përbashkët shtypi në Madrid me homologun e saj vizitues ukrainas.

“Nuk është e vërtetë që ka personel të NATO-s në Ukrainë”, me përjashtim të atasheve ushtarakë, tha ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me rrjedhjen e dokumentit, Reznikov tha se “ka shumë të dhëna që nuk janë të vërteta (dhe) nuk janë më aktuale. Përfituesi i këtij operacioni është Rusia ose aleatët ose simpatizantët e saj”.

Ukraina ka “besim të plotë në aleatët tanë amerikanë”, pavarësisht nga rrjedhja e informacionit, shtoi  ai. Nga këndvështrimi i Spanjës, Robles tha se uniteti i aleatëve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian mbetet i fortë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat