Forcat e Armatosura të Ukrainës po vazhdojnë të luftojnë për mbajtjen e Bakhmutit, ku rusët me muaj të tërë kanë tentuar për ta uzurpuar.
Një video e ndarë në rrjetet sociale e tregon më së miri këtë, ku shihet një fragment i betejës së batalionit “Ujqërit e Da Vinçit”.
Ky batalion po përballej me një aksion të drejtpërdrejt me forcat ruse në Bakhmut, dhe ishin në presion tejet të madh në luftime me ta.
Derisa ishin brenda një llogore, ata u goditën në fillim me një predhë. Një moment tjetër i tregonte ata duke luftuar me ngulm me forcat ruse ku dëgjohen edhe krismat e luftimeve në sfond.
Batalioni “Ujqërit e Da Vinçit” i takojnë komandantit të njohur ushtarak ukrainas Dmytro Kotsiubailo i njohur me nofkën “Da Vinçi” i cili u vra në Bakhmut. Kotsiubailo ishte vetëm 27-vjeçar.
Ushtria e Ukrainës ka mohuar pretendimet e Rusisë e cila tha kontrollon 80 për qind të qytetit të sulmuar Bakhmut.
Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, e bëri këtë pretendim në një video të postuar dje.