BE-ja thotë se do të pasojnë akuza për krime lufte nëse verifikohet videoja e ekzekutimit brutal të ushtarit ukrainas

Bota

BE-ja thotë se do të pasojnë akuza për krime lufte nëse verifikohet videoja e ekzekutimit brutal të ushtarit ukrainas

Më: 13 prill 2023 Në ora: 07:16
Nabila Massrali

BE-ja ka sugjeruar se do të ngrihen akuza për krime lufte kundër ushtarëve rusë që supozohet se janë filmuar duke i prerë kokën një të burgosuri ukrainas, nëse verifikohen pamjet e incidentit.

Videoja duket se tregon një ushtar duke mbajtur një thikë dhe duke i prerë kokën një burri që thuhet se është një i burgosur lufte.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Nabila Massrali tha: “Nëse konfirmohet, është një kujtesë tjetër brutale për natyrën çnjerëzore të agresionit rus”.

Vrasja e robërve të luftës është “një shkelje shumë e rëndë e Konventës së Gjenevës”, tha ajo.

“BE përsërit angazhimin e saj të vendosur për të mbajtur para përgjegjësisë të gjithë autorët dhe bashkëpunëtorët e krimeve të luftës”.

Kremlini e ka quajtur videon “të tmerrshme”, por tha se duhet verifikuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat