Tensionet me Tajvanin/ Ministrja gjermane paralajmëron Kinën: Konflikti ushtarak do krijonte skenar horror

Bota

Tensionet me Tajvanin/ Ministrja gjermane paralajmëron Kinën: Konflikti ushtarak do krijonte skenar horror

Më: 14 prill 2023 Në ora: 17:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë e ka cilësuar konfliktin e mundshëm ushtarak në ngushticën e Tajvanit si një “skenar horror” që do të prekte drejtpërdrejt vendin e saj.

Pas takimit me ministrin e jashtëm kinez, Qin Gang, në Pekin, Annalena Baerbock tha se një konfrontim midis Kinës dhe Tajvanit do të dërgonte “valë shokuese” në mbarë botën.

Një destabilizim do të kishte pasoja për të gjitha vendet, ekonominë globale dhe Gjermaninë gjithashtu”, tha Baerbock, nga Partia Gjermane e Gjelbër.

Ne po shikojmë me shqetësim të madh tensionet në rritje në ngushticën e Tajvanit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat