Kina pranoi të armatoste fshehurazi Rusinë, zbulojnë dokumentet e Pentagonit

Bota

Kina pranoi të armatoste fshehurazi Rusinë, zbulojnë dokumentet e Pentagonit

Më: 14 prill 2023 Në ora: 22:26
Udhëheqësi i Kinës dhe Rusisë

Kina miratoi dhënien e ndihmës vdekjeprurëse për Rusinë gjatë pushtimit të Ukrainës, por dëshironte që çdo dërgesë të mbetej sekrete, sipas dokumenteve të zbuluara të qeverisë amerikane.

Informacionet e inteligjencës amerikane, të datës 23 shkurt, thonë se Pekini kishte miratuar furnizimin me armë të Moskës, të cilat do t’i maskoheshin si mallra, sipas një shkrimi të Washington Post.

Inteligjenca u mblodh nga agjentë amerikanë që përgjonin diskutimet e shërbimit sekret rus, raportoi gazeta. Rusët thanë se komisioni qendror ushtarak kinez dëshironte që dërgesat të mbeteshin sekrete, raporton theguardian.

Dosjet ishin pjesë e një grupi të madh dokumentesh të klasifikuara që u shfaqën në platformën online “Discord”.

Të premten, Jack Teixeira, 21-vjeçari i akuzuar për nxjerrjen e dokumenteve, doli para gjykatësve në Boston.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se dokumentet janë autentike dhe përmbajnë informacione shumë të ndjeshme, edhe pse disa duket se janë përpunuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat