Një shtetase ruse është arrestuar sot në Suedi, pasi akuzohet për spiunazh.
Kompania suedeze e naftës dhe biokarburanteve Preem tha se punonjësja saj, një shtetase ruse, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, u arrestua në një prej rafineritë e naftës.
Kujtojmë që në janar, një ish-oficer i inteligjencës me origjinë iraniane u dënua me burgim të përjetshëm në Stokholm për spiunim për shërbimin e inteligjencës ushtarake të Rusisë GRU përgjatë viteve 2011-2021.
Shume prej vendeve të Perëndimit kanë qenë në shenjëstër nga Rusia, përmes sulmeve kibernetike ose spiunazhit.
Kujtojmë që ditën e djeshme, Norvegjia dëboi 15 diplomatë rusë, të cilët akuzohet se punojnë për shërbimin e inteligjencës ruse.