Britania: Rusisë i janë shkatërruar më shumë së 10 mijë automjete ushtarake

Bota

Britania: Rusisë i janë shkatërruar më shumë së 10 mijë automjete ushtarake

Më: 15 prill 2023 Në ora: 21:44
Foto ilustrim

Rusisë iu janë shkatërruar më shumë se 10 mijë automjete ushtarake që kur vendi nisi pushtimin e Ukrainës.

Shifrat i bëri të ditur përmes një postimi në Twitter, Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar (MOD).

Ministria britanike citoi gjurmuesin Oryx, që thotë se ka “dokumentuar humbjet e pajisjeve ruse”.

Ministria e Mbrojtjes potencoi gjithashtu se Rusia ka “shkrepur shumicën e raketave moderne të lundrimit” për “përfitim të vogël strategjik”.

Autoriteti gjithashtu shtoi se Moska tani “po përpiqet të mobilizojë industrinë e saj të mbrojtjes”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat