BE-ja ka dënuar dënimin e kritikut të Kremlinit Vladimir Kara-Murza me 25 vjet burg, duke e përshkruar vendimin si "të egër" dhe "të motivuar politikisht", përcjell Bota sot.
“Vendimi i sotëm jashtëzakonisht i ashpër i gjykatës tregon qartë edhe një herë keqpërdorimin politik të gjyqësorit për të ushtruar presion ndaj aktivistëve, mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe çdo zëri që kundërshton luftën e paligjshme të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha në një deklaratë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
“I bëjmë thirrje Rusisë që të lirojë menjëherë dhe pa kushte të gjithë të burgosurit për akuza të motivuara politikisht”.