Beteja për Bakhmutin po vazhdon, pamjet nga ajri tregojnë luftimet e ashpra që po zhvillohen

Bota

Beteja për Bakhmutin po vazhdon, pamjet nga ajri tregojnë luftimet e ashpra që po zhvillohen

Më: 17 prill 2023 Në ora: 17:25
Bakhmuti

Beteja për qytetin ukrainas Bakhmut po vazhdon, dhe të dyja palët po pretendojnë se mbajnë nën kontroll zona të caktuara.

Megjithatë deri më tani asnjëra prej tyre nuk ka arritur që plotësisht ta fut nën kontroll, kurse granatimet po vazhdojnë.

Rusët nuk zgjedhin mjete që të arrijnë deri të fitorja, duke bombarduar ndërtesat kolektive si dhe shtëpitë private në zonat ku dikur jetonin ukrainasit.

E pavarësisht se është bërë pothuajse i tëri rrafsh me tokë, ushtarët e Vladimir Putinit, po vazhdojnë granatimet siç e dëshmojnë pamjet e filmuara nga ajri.

Ato pak ndërtesat që kanë mbetur pjesërisht të pa rrënuara, po goditen vazhdimisht nga rusët, kurse Bakhmuti është shndërruar në “qytet fantazmë”.

Aty pothuajse as edhe një njeri nuk shihet duke lëvizur, e ukrainasit me sukses po arrijnë të mbrohen.

Madje i kanë shkaktuar humbje të mëdha rusëve, si në makineri luftarake ashtu dhe në personel ushtarak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat