Mbështetësit e Ukrainës protestojnë kundër vizitës së ministrit rus në Brazil

Bota

Mbështetësit e Ukrainës protestojnë kundër vizitës së ministrit rus në Brazil

Më: 17 prill 2023 Në ora: 20:32
Protesta në Brazil

Vizita e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov në Brazil ka shkaktuar protesta nga mbështetësit e Ukrainës.

Lavrov bisedoi pak më herët me homologun e tij brazilian Mauro Vieira në Brasilia dhe më vonë do të takohet me presidentin brazilian Luiz Inacio Lula da Silva.

Gjatë fundjavës, Lula bëri thirrje që një grup vendesh që nuk janë përfshirë në luftë të ndërmjetësojnë një marrëveshje paqeje, lëvizje kjo që nervozoi Uashingtonin.

“Shtetet e Bashkuara duhet të ndalojnë së inkurajuari luftën dhe të fillojnë të flasin për paqen,” tha zoti Lula në komentet për gazetarët e transmetuar nga TV shtetëror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat