Zelensky: Vonesat në furnizimin me armë kushtojnë jetë

Bota

Zelensky: Vonesat në furnizimin me armë kushtojnë jetë

Më: 17 prill 2023 Në ora: 23:21
Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se vonesat në furnizimin e vendit me më shumë armë po shkaktojnë humbjen e jetëve në fushën e betejës.

Gjatë fjalimit të darkës, Zelensky përsëriti sërish nevojën për të ndihmuar me armë vendin e tij.

Presidenti foli gjithashtu për përgatitjen për takimin e ardhshëm të sigurisë në Ramstein, duke thënë se Ukraina pret “vendime të bazuara fort që do të përmbushin perspektivat në fushën e betejës”.

Udhëheqësit e NATO-s dhe të mbrojtjes u takuan në bazën ajrore Ramstein në Gjermani shkurtin e kaluar për të diskutuar ndihmën ushtarake shtesë për Ukrainën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat