Lula da Silva dënon luftën e Putinit disa orë pasi u kritikua nga Ukraina

Bota

Lula da Silva dënon luftën e Putinit disa orë pasi u kritikua nga Ukraina

Më: 18 prill 2023 Në ora: 21:55
Lula da Silva

Luiz Inacio Lula da Silva ka thënë se administrata braziliane dënon shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës.

I pari i shtetit brazilian gjithashtu mbrojti përpjekjet për t’i dhënë fund luftës – disa orë pasi ukrainasit kritikuan përpjekjet për paqe të 77-vjeçarit.

Duke folur pas drekës me presidentin rumun, Klaus Werner Iohannis, Lula këmbënguli se një grup kombesh duhet të mblidhen për të ndihmuar ndërmjetësimin e një marrëveshjeje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës.

Ndërkohë, Ukraina e ka ftuar presidentin brazilian të vizitojë vendin e shkatërruar nga lufta dhe të shohë vetë pasojat e pushtimit rus, raporton skynews.

Kjo vjen një ditë pasi Sergey Lavrov, ministri i Jashtëm rus, takoi Lulën në Brasilia dhe vuri në dukje pikëpamjet e përbashkëta të Brazilit dhe Rusisë rreth luftës në Ukrainë.

“Për të kuptuar shkaqet e vërteta të agresionit rus dhe pasojat për sigurinë globale, ftojmë presidentin brazilian ta viziton Ukrainën”, deklaroi zëdhënës i ministrisë së jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.

Ukraina po ndjek me interes përpjekjet e Lulës për të gjetur një zgjidhje për luftën, por nuk pranoi që “viktima dhe agresori” të trajtohen në të njëjtën mënyrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat