Zelensky inspekton kufirin Ukrainë-Bjellorusi

Bota

Zelensky inspekton kufirin Ukrainë-Bjellorusi

Më: 19 prill 2023 Në ora: 16:01
Foto nga vizita

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy inspektoi kufirin me Bjellorusinë dhe Poloninë dhe falënderoi rojet për mbrojtjen e vendit që nga pushtimi i Rusisë.

“Është një nder për mua që jam këtu sot për të falënderuar rojet tona kufitare për mbrojtjen e kufirit shtetëror”, shkroi Zelenskyy në Telegram.

“Për mbrojtjen e Bakhmut. Unë e di se sa shumë keni luftuar atje, duke  mbrojtur Bakhmutin, “tha ai.

Në vizitën e tij në kufirin veriperëndimor të Ukrainës, të përbashkët me Poloninë dhe Bjellorusinë, presidenti ukrainas  vëzhgoi përgatitjet e mbrojtjes që janë duke u zhvilluar.

“Për të zmbrapsur një pushtim të mundshëm nga territori i Bjellorusisë, po ndërtohen barriera inxhinierike, fortifikime dhe sisteme të mbikëqyrjes në distancë”, tha ai.

Zelenskyy tha se Ukraina duhet jetë në gatishmëri në kufirin me Bjellorusinë, edhe pse Kievi nuk paarë asnjë rrezi atje përveç deklaratave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat