Vëllimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën e ofruar nga vendet e NATO-s që nga fillimi i agresionit ushtarak të Rusisë ka arritur në 55 miliardë dollarë, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin përpara një takimi të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në Gjermani.
“Në total, anëtarësimi i Grupi të Kontaktit i ka dhënë Ukrainës më shumë se 55 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë,” tha shefi i mbrojtjes së SHBA.
Ai gjithashtu specifikoi se kostoja e furnizimeve me armë dhe llojeve të tjera të mbështetjes ushtarake për Ukrainën nga NATO është rritur dhjetëfish që nga fillimi i konfliktit.
Të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ai beson në nevojën për mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën nga vendet evropiane, duke shtuar se NATO dhe partnerët e saj kanë furnizuar tashmë Kievin me ndihmë ushtarake në shumën prej 150 miliardë euro, duke përfshirë 65 miliardë euro në armë.