Një bombë e pashpërthyer u gjet në zonën ku ndodhi shpërthimi dy ditë më parë në Belgorod, besohet se kishte rënë edhe kjo po atë natë

Bota

Një bombë e pashpërthyer u gjet në zonën ku ndodhi shpërthimi dy ditë më parë në Belgorod, besohet se kishte rënë edhe kjo po atë natë

Më: 22 prill 2023 Në ora: 15:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Në qytetin rus të Belgorodit u gjet një bombë e dytë ajrore në zonën ku ndodhi shpërthimi dy ditë më parë e cila nuk ishte aktivizuar.

Autoritetet janë duke evakuuar mbi 3,000 njerëz.

Dy ditë më parë, Rusia kishte lëshuar aksidentalisht bombën që ra në qytetin Belgorod duke shkaktuar një shpërthim të madh.

Bomba kishte rënë nga aeroplani luftarak rus Su-34. Tani po raportohet një tjetër e cila nuk shpërtheu.

Sipas mediumit Nexta kjo bombë është duke u nxjerr duke mihur tokën me lopata.

Një ditë më parë, një gazetar paralajmëroi se dy bomba kishin rënë në qytet, dhe se autoritetet po e fshihnin këtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat