Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një ligj që ndalon toponiminë dhe përdorimin e emrave gjeografikë në qytetet e Ukrainës.
Kështu do të ndalohen emërimet e vendeve që simbolizojnë ose përkujtojnë Rusinë, si data, ngjarje dhe personalitete që kanë kryer agresion kundër Ukrainës.
Po ashtu nuk do të lejohen as emrat që kujtojnë politikat dhe praktikat totalitare në lidhje me persekutimin për kritik imin e regjimit sovjetik dhe atij rus.
Zelensky kërkon të sigurojë një reduktim të ndikimit rus në politikën e brendshme të Ukrainës dhe botëkuptimin e ukrainasve, në mënyrë që të parandalojë aktivitetet e propagandës rusë dhe të përshpejtojë desovjetizmin.