Dronët kamikaz të ushtrisë ukrainase, hedhin në erë kamionin dhe tankun rus

Bota

Dronët kamikaz të ushtrisë ukrainase, hedhin në erë kamionin dhe tankun rus

Më: 23 prill 2023 Në ora: 13:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Operatorët ukrainas të dronëve po vazhdojnë me sulmet e tyre ndaj makinerisë luftarake ruse.

Ata me dronët kamikaz po hedhin në erë tanke, mjete të ndryshme të blinduara e madje edhe sisteme raketore.

Në anën tjetër, një dron tjetër poashtu kamikaz hodhi në erë një tank të ushtrisë së Putinit, i cili pandërprerë po shtinte në drejtim të pozicioneve të ushtrisë ukrainase.

Ai fillimisht lokalizohet dhe më pas droni i vërsulet me shpejtësi dhe përplaset në të, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm që shkatërroi tankun.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, operatorët e dronëve kanë luajtur një rol të veçantë në fushëbetejë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat