Lajmi se anijet ruse spiune janë aktive në brigjet britanike ka alarmuar mediat dhe ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar, për një sulm rus, të provokuar në Britani por edhe vendet e tjera evropiane.
Deputeti i Partisë Konservatore dhe anëtar i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit britanik, Bob Seely, ngre alarmin se Rusia dhe Kina, po përgatiten për një konflikt më të gjerë.
Kohët e fundit, një hetim i përbashkët të disa rrjeteve televizive në Norvegji, Danimarkë, Suedi dhe Finlandë, zbulonte praninë e anijeve ruse në veri për të hedhur në erë kabllot nënujore, raporton Top News.
“Mund të ketë vetëm një arsye për këtë, sabotimi i infrastrukturës kritike të Britanisë dhe Evropës në rast të një lufte në shkallë të plotë me Perëndimin”, thotë deputeti Seely,.
Duke lavdëruar Poloninë, e cila po riarmatoset me një ritëm të paprecedentë, sikur të ndodhte më e keqja, deputeti paralajmëron se NATO duhet të jetë gati të mbrojë tokën evropiane.
“Rusia po zbulon dobësitë e vendeve evropiane. Përveç ushqimit, kërkesat kritike ditore të shoqërisë moderne janë energjia dhe komunikimi. Arteriet nënujore të qytetërimit modern janë çuditërisht të pakta. Për shembull, vetëm tre tubacione sigurojnë 43% të furnizimit tonë bazë me gaz natyror dhe Rusia po i studion prej kohësh”, paralajmëron ai.