Djali i zëdhënësit të Kremlinit luftoi si mercenarë i Wagnerit në Ukrainë

Bota

Djali i zëdhënësit të Kremlinit luftoi si mercenarë i Wagnerit në Ukrainë

Më: 23 prill 2023 Në ora: 16:18
Dmitry Peskov dhe Putin

Djali i zëdhënësit të Kremlinit shërbeu ishte pjesëtar i grupit famëkeq rus, Wagner, i cili po kryen krime mizore në Ukrainë.

Djali i zëdhënësit të presidentit rus, Vladimir Putin thotë se ka shërbyer në Ukrainë me një emër të koduar.

Nikolai Peskov është djali i Dmitry Peskov, i cili është i sanksionuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Burri 33 vjeçar deklaroi për gazetën ruse, “Komsomolskaya Pravda” se kishte qenë pjesëtar i forcës mercenare ruse, Wagner.

Është një shembull i rrallë i një djali të një zyrtari të lartë rus që lufton në luftë, raporton skynews.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat