Deklarata e diplomatit kinez u komentua edhe nga Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës.
Ai thotë se Lu Shaye po përsëriste propagandën e shtetit të Rusisë për Ukrainën, raporton skynews.
“Ne presim reagimin zyrtar të Pekinit. Është qëndrimi i Kinës apo mendimi i ambasadorit?”, pyeti ai.
“Deklarata të tilla janë serioze dhe kërcënojnë rendin ndërkombëtar”, shtoi zyrtari ukrainas.
I pyetur nëse Krimea është pjesë e Ukrainës apo jo, ambasadori kinez në Francë, Lu Shaye i tha televizionit francez të premten se “Krimea ishte pjesë e Rusisë dhe se ish-udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushovi ia dhuroi shtetit ukrainas”.
“Vendet e ish-BRSS nuk kanë status real në të drejtën ndërkombëtare, sepse nuk ka asnjë marrëveshje ndërkombëtare për të materializuar statusin e tyre sovran”, shtoi Shaye.
Ndryshe, deklaratën e diplomatit kinez e kanë dënuar një numër shtetesh duke përfshirë edhe Francën