LIVE: Panik në Moskë nga një dron, mbyllet aeroporti - Një letër me substancë të panjohur iu dërgua francezëve në Rusi!

Bota

LIVE: Panik në Moskë nga një dron, mbyllet aeroporti - Një letër me substancë të panjohur iu dërgua francezëve në Rusi!

Nga: Bota sot Më: 24 prill 2023 Në ora: 06:46 Përditësuar në ora: 07:01 më 24.04.2023
Foto ilustrim

Vrasje, alkool dhe prostituta/ Ish-pjesëtarët e Wagnerit pas kthimit nga beteja në shtëpi terrorizojnë qytetarët në Rusi

Mes agresionit gjakatar të ushtrisë së Putinit, të shumta janë kritikat dhe për grupin ‘Wagner’. Grupi mercenarë rusë, Wagner rekrutoi dhjetëra mijëra të burgosur, duke përfshirë vrasës dhe abuzues seksual për të luftuar në Ukrainë. Shumë besohet se kanë vdekur në shtetin ukrainas, por ata që mbijetuan gjashtë muaj duke luftuar në radhët e Wagnerit kanë fituar falje presidenciale dhe tani po kthehen në vendlindjet e tyre.

Mirëpo, këtu fillon problemi për banorët e atyre vendeve, të cilët tani kanë frikë për jetën e tyre. “Për aq kohë sa e mbajë në mend Tskhinvalin, Tsugri ishte gjithmonë aty, duke përshëndetur me buzëqeshje veturat që hynin në qytet”, tha gazetari Alik Puhati, i cili është me origjinë nga Osetia e Jugut. “Të gjithë në komunitetin tonë të ngushtë e donin atë. Ai ishte një mysafir i mirëpritur në dasma dhe darka".

“Të gjithë janë në shok… njerëzit pyesin: “Si mund të ndodhë kjo?”, pyet Puhati. Autoritetet lokale njoftuan në orët e para të ditës pasuese se kishin arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e Tsugrit. I dyshuari për vrasjen është Georgy Siukaev, vrasës i dënuar që rekrutoi të burgosur për Wagnerin. Kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin, deklaroi se më shumë se 5000 ish-kriminelë tashmë janë liruar për meritat e tyre gjatë kohës së luftës. Lirimi i tyre ka nxitur frikën se ish-kriminelët do të vazhdojnë të kryejnë krime të reja dhe frika po rritet vetëm me një seri krimesh të dhunshme të kryera nga ish-mercenarët e Wagnerit.

Prigozhin tha se Siukayev në fakt mbronte kalimtarët që ishin ngacmuar. Megjithatë, Anatoly Bibilov, ish-presidenti i Osetisë së Jugut, hodhi poshtë deklaratën e Prigozhinit. Bibilov pretendon se Tsugri ishte “një djalë i sjellshëm dhe i padëmshëm, të cilin të gjithë, me përjashtime të rralla, e donin”. “Të gjithë janë në shok… njerëzit pyesin: “Si mund të ndodhë kjo?”, pyet Puhati. Autoritetet lokale njoftuan në orët e para të ditës pasuese se kishin arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e Tsugrit. I dyshuari për vrasjen është Georgy Siukaev, vrasës i dënuar që rekrutoi të burgosur për Wagnerin.

Kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin, deklaroi se më shumë se 5000 ish-kriminelë tashmë janë liruar për meritat e tyre gjatë kohës së luftës. Lirimi i tyre ka nxitur frikën se ish-kriminelët do të vazhdojnë të kryejnë krime të reja dhe frika po rritet vetëm me një seri krimesh të dhunshme të kryera nga ish-mercenarët e Wagnerit.

Prigozhin tha se Siukayev në fakt mbronte kalimtarët që ishin ngacmuar. Megjithatë, Anatoly Bibilov, ish-presidenti i Osetisë së Jugut, hodhi poshtë deklaratën e Prigozhinit. Bibilov pretendon se Tsugri ishte “një djalë i sjellshëm dhe i padëmshëm, të cilin të gjithë, me përjashtime të rralla, e donin”. Vrasja e Tsugrit nuk ishte e para për të cilën dyshohej se e kreu një ish-pjesëtar i Wagnerit. Në fund të marsit, një pensionist 85-vjeçar u vra në shtëpi në një qytet në Kirovska Oblast. Autori u identifikua si 28-vjeçari Ivan Rosomakin, i cili u dënua me 10 vjet burg për vrasje në vitin 2020. Ai gjithashtu u rekrutua nga Prigozhin dhe së fundi u kthye në vendlindjen pas luftimeve në Ukrainë.

Lajmi për kthimin e shqetësoi thellësisht komunitetin lokal prej disa qindra njerëzve dhe dërgoi në një mbledhje të bashkisë, e cila u filmua nga një kanal televiziv lokal. Gjatë takimit, shefi i policisë, Vadim Varankin premtoi se “ngatërrestari problematik” Rosomakin do të nxirrej jashtë qytetit më 28 mars.Vetëm një ditë më vonë, Rosomakin hyri në shtëpinë prej druri të gruas 85-vjeçare dhe e vrau me sëpatë. “Shteti dhe personalisht Putini dhe Prigozhin janë fajtorë për vdekjen e saj dhe duhet të mbajnë përgjegjësi për të. Lëshuan një bastard të sëmurë në shoqëri”, beson i afërmi i plakës së vrarë. I afërmi, si dhe anëtarët e tjerë të familjes të kontaktuar nga Observer, thanë se i frikësohen hakmarrjes së shtetit nëse flasin kundër Wagner.

Në fillim të këtij viti, Vladimir Putin nënshkroi një ligj që e bënte vepër penale të kritikosh publikisht luftëtarët e Wagnerit ose të publikosh raporte negative për ta. Menjëherë pas kësaj, aktivisti rus, i cili zbuloi detajet e varrimit të mercenarëve të Wagnerit të vrarë në Ukrainë, u largua nga vendi. Prigozhin u dha garanci ish-të dënuarve që kishin marrë pjesë në luftës e Ukrainë se do t’i ndihmonte nëse do të kishin probleme me policinë. “Policia duhet t’ju trajtojë me respekt. Nëse janë të paarsyeshme… Unë do t’i kontaktojë vetë dhe do t’i zgjidh gjërat me guvernatorët e kështu me radhë. Ne do të gjejmë një zgjidhje”, tha së fundmi Prigozhin para një grupi ish të burgosurish.

Një përfaqësues i organizatës joqeveritare për të drejtat e të burgosurve, “Jailde Russia”, theksoi se deklarata e Prigozhinit vetëm kontribuon në rritjen e ndjenjës së mosndëshkimit midis të burgosurve që kthehen në shtëpi. Një nga ata ish-kriminelët është Aleksey Savichev, i cili u kthye në qytetin e tij të lindjes, Voronezh, në jugperëndim të Rusisë, në muajin mars. Wagner rekrutoi 49-vjeçarin Savicev shtatorin e kaluar. Ai luftoi j gjashtë muaj në Ukrainë, fillimisht në betejën për qytetin Soledar dhe më vonë në Bakhmut. Në një intervistë të botuar në fillim të kësaj jave, ai pranoi se kishte vrarë dhe torturuar “dhjetëra” ukrainas që ishin të burgosur të luftës.

Savichev tha se pas kthimit në Voronezh, ai shpejt shpenzoi të gjithë shumën që kishte fituar ndërsa ishte me Wagner, afërsisht një milion rubla (12 mijë euro), për “alkool dhe prostituta”. “Kam pirë praktikisht pa pushim, më në fund kam pasur liri dhe shumë para”, tha ai. Savichev i përshkroi Observerit se si policia në Voronezh e ndalonte herë pas here natën vonë për sjellje të papërshtatshme. Megjithatë, sipas dëshmisë së tij, ai u lirua çdo herë pasi i tregoi policisë disa nga medaljet që mori për luftimet në Ukrainë, duke përfshirë një çmim për “guxim”. “Policët më trajtuan si një hero. Më dukej sikur mund të shpëtoja nga kjo”, mburrej Savicev, duke shtuar se policët e ftonin për kafe për të dëgjuar historitë e Wagnerit në Ukrainë.

Zelensky sanksionon bizneset që bashkëpunojnë me ushtrinë ruse

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi se janë vendosur sanksione ndaj 322 bizneseve që plotësojnë nevojat e ushtrisë ruse.

Ai tha se ka vendosur në zbatim paketën e tretë të sanksioneve kundër atyre që mbështesin Rusinë dhe që sigurojnë kontribute ndaj agresionit rus.

“Kjo paketë sanksionesh është kundër bizneseve të industrisë ushtarake që plotësojnë nevojat ushtarake të ushtrisë ruse”, theksoi Zelensky, i cili shtoi se “këtë herë në listat e sanksioneve janë shtuar 322 kompani që prodhojnë armë, komponentë dhe të ngjashme”.

Lideri ukrainas më tej tha se në dy listat e tjera të sanksioneve përfshihen individë dhe persona juridikë që ofrojnë ndihmë për kapërcimin e sanksioneve kundër Rusisë.

Duke tërhequr vëmendjen se mbi paketat e sanksioneve është punuar në mënyrë të detajuar, kryesisht për sinkronizimin me partnerët, 45-vjeçari tha se “kjo është një nga objektivat e përbashkëta e të gjithë atyre që përpiqen për fitoren tonë të shpejtë dhe që lufta të përfundojë në mënyrë sa më të shpejtë. Ky është objektiv për të eliminuar çdo mundësi që Rusia të kapërcejë sanksionet”.

“Sa më shumë sanksione të ketë kundër ekonomisë luftarake ruse dhe ndaj të gjithë personave që kanë lidhje me Rusinë dhe këtë vend aq me shpejt do të arrihet fitorja”, tha presidenti ukrainas.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin më 24 shkurt në Ukrainë, ku deri më tani ka shkaktuar mijëra viktima ndër civilët dhe ka rrënuar infrastrukturën e shumë qyteteve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat