Shkuan për të nxjerrë bashkëluftëtarët e plagosur në tankun e goditur nga artileria ukrainase, e pësojnë keq ushtarët rusë

Bota

Shkuan për të nxjerrë bashkëluftëtarët e plagosur në tankun e goditur nga artileria ukrainase, e pësojnë keq ushtarët rusë

Më: 24 prill 2023 Në ora: 18:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Një tank i ushtrisë ruse është hedhur në erë nga ukrainasit, ndërsa kur ushtarët e Vladimir Putinit u afruan për të larguar të plagosurit, e pësojnë nga predha tjetër që e godet sërish tankun.

Në pamjet e filmuara nga ajri, shfaqin momentin kur tanku goditet nga artileria dhe ushtarët rusë afrohen për t’i nxjerrë nga tanku ushtarët e plagosur.

Megjithatë edhe ata patën fatin e njëjtë, pasi një predhë tjetër goditi tankun sërish dhe ndodhi një shpërthim tjetër i fuqishëm.

Sulmi është kryer nga brigada e 45-të e ushtrisë ukrainase, që paraprakisht kishte goditur një tank tjetër të ushtrisë ruse që shihej duke u djegur dhe i përfshirë plotësisht nga zjarri.

Me marrjen e armëve të reja nga vendet e perëndimit, ukrainasit po arrijnë të zmbrapsin forcat ruse nga shumë rajone.

Madje i kanë shkaktuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake, duke bërë që Moska vazhdimisht t’i fsheh të dhënat për humbjet në luftë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat