Grupet rivale përleshen me armë në mes të rrugës, plumbi qorr i merr jetën foshnjës në prehrin e nënës

Bota

Grupet rivale përleshen me armë në mes të rrugës, plumbi qorr i merr jetën foshnjës në prehrin e nënës

Më: 24 prill 2023 Në ora: 19:42
Adana

Një tragjedi ka ndodhur në Adana, ku si pasojë e një përleshjeje të armatosur mes dy grupeve kriminale, ka humbur jetën një foshnje, e cila ishte në rrugë në krahët e të ëmës.

Ngjarja ka ndodhur në rrethin Gülbahçesi të rrethit Seyhan, ku sipas policisë, dy grupet hapën zjarr ndaj njëri-tjetrit disa herë. Si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur të plagosur 7 persona.

Gjatë përleshjes së armatosur, një grua që u gjet në rrugë me foshnjën në krahë u kap në mes të të shtënave me armë dhe si pasojë e zjarrit, një nga plumbat ka goditur foshnjën në prehrin e gruas, transmeton a2news.

Pas njoftimit, në rajon janë dërguar shumë ekipe policore dhe mjekësore. Ekipi mjekësor ka dërguar foshnjën dhe 7 të plagosurit në spitale të ndryshme të qytetit. Pavarësisht ndërhyrjeve në spital, foshnja nuk ka mundur të shpëtohet.

Hetimet e policisë për ngjarjen vazhdojnë, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit në këtë sherr janë shoqëruar në komisariat, ndërsa ndaj tyre ka nisur hetimi penal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat