Aeroplani i parë me shtetas britanikë që janë evakuuar nga Sudani tashmë ka ateruar në Qipro, ku numri i anëtarëve në bord ishin 39 persona, nga 260 që pritet të mbërrijnë sonte.
Në mesin e të njerëzve që janë evakuuar nga Sunadi ka fëmijë e pleq mbi 70 vjeç, teksa bëhet e ditur se ushtria po përpiqet të nxjerrë qindra njerëz nga vendi i shkatërruar nga lufta gjatë një armëpushimi 72-orësh, shkruan BBC.
Mendohet se në Sudan janë rreth 4 mijë shtetas të Britanisë së Madhe, ku 2 mijë prej tyre tashmë kanë kërkuar ndihmë, ka bërë të ditur ministri i Jashtëm, Andrew Mitchell.