Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak i ka bërë thirrje Perëndimit që t’i japë Kievit “shumë armë” nëse nuk dëshiron që agresioni rus “të përhapet në mbarë botën”.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, ai ka treguar pasojat e sulmit vdekjeprurës të sotëm nga Rusia në Uman në Ukrainën qendrore. Podolyak tha se akte të tilla janë “paqja absolute dhe e vetme e mundshme ruse”.
“Hidhini një sy me kujdes. Dhe shikoni përsëri. Nëse nuk dëshironi që KJO të përhapet nëpër botë, atëherë na jepni armë. Shumë armë”, ka shkruar ai.
Këshilltari gjithashtu bëri thirrje për sanksione të mëtejshme ndaj Moskës dhe dëbimin e “shtrigave politike” ruse nga organizatat ndërkombëtare.
Zyrtarët thanë se të paktën 23 civilë u vranë në Uman, duke përfshirë katër fëmijë. Një tjetër nga viktimat ishte një grua 75-vjeçare, e cila jetonte në një pallat afër.
Numri i të vdekurve nga bombardimet ruse në Ukrainë ka shkuar në 25, pasi dy persona vdiqën në një sulm të ngjashëm në Dnipro.