Ishte ndalë për ta ndezur një cigare, ushtari në tankun rus e pëson keq – droni ukrainas e godet me granatë

Bota

Ishte ndalë për ta ndezur një cigare, ushtari në tankun rus e pëson keq – droni ukrainas e godet me granatë

Më: 30 prill 2023 Në ora: 14:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ushtar i ushtrisë ruse që ishte brenda një tanku në lindje të Ukrainës, duket se ishte ndalur për të ndezur një cigare.

Megjithatë ai nuk i kishte bërë mirë llogaritë, pasi një dron i ukrainasve e lokalizoi dhe pasi analizoi situatën hodhi brenda saj një granatë.

Operatori hodhi brenda një granatë e cila shpërtheu dhe neutralizoi tankun rus. E veprime të tilla të pamenduara mirë po i kushtojnë me jetë shumë ushtarëve.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, shumë ushtarë rusë janë ankuar për mungesë trajnimi, hierarkie dhe mjeteve adekuate luftarake.

Pamjet e filmuara ma ajri tregojnë momentin kur droni e lokalizon analizon dhe më pas hedhë granatën brenda tankut, që e kishte patur të hapur kapakun përmes të cilit futet ushtari.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat