Ministria britanike e Mbrojtjes, në raportin e fundit për luftën në Ukrainë, ka informuar se komandantët rusë kanë nisur të ndëshkojnë ushtarët.
Duke i burgosur në të ashtuquajturat biruca, që në vërtetë janë vrima në tokë të mbuluara me shufra metalike.
“Disa raporte të kohëve të fundit nga personeli ushtarak rus, përshkruajnë situata në të cilat ushtarët janë vendosur në biruca për shkelje të tilla si pirja e alkoolit apo tentativa për t’i dhënë fund kontratave të tyre”, thuhet në raportin e inteligjencës ushtarake britanike.
Në raport thuhet se masat e rrepta disiplinore në radhët e ushtrisë ruse në Ukrainë filluan të zbatohen kur gjenerali Valery Gerasimov mori komandën e forcave në Ukrainë.