Sulm me raketa në rajonin lindor të Donetskut, nuk raportohet për viktima

Bota

Sulm me raketa në rajonin lindor të Donetskut, nuk raportohet për viktima

Më: 30 prill 2023 Në ora: 21:01
Ukrainë

Pesë raketa goditën Kramatorsk në rajonin lindor të Donetskut gjatë natës, por nuk janë shënuar viktima.

Guvernatori i rajonit Pavlo Kyrylenko raportoi se dy raketa ranë në një fushë jashtë qytetit, dy në një zonë industriale dhe një në një zonë private.

Ai vazhdoi duke thënë se forcat ruse granatuan gjithashtu qytetin lindor të Avdiivka pesë herë.

Lufta në Ukrainë vijon prej më shumë se një viti. Për shkak të bombardimeve ndërtesat janë kthyer në gërmadha, ndërsa shumë persona kanë ndërruar jetë.

Një pjesë e mirë janë larguar në vende të sigurta, për të shpëtuar nga sulmet ruse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat