LIVE: Zbulimi britanik tregon përpjekjen e Rusisë në Krime - Afrika e Jugut paralajmëron Putinin: Mund të arrestohesh!

Bota

LIVE: Zbulimi britanik tregon përpjekjen e Rusisë në Krime - Afrika e Jugut paralajmëron Putinin: Mund të arrestohesh!

Nga: Bota sot Më: 1 maj 2023 Në ora: 08:30 Përditësuar në ora: 08:26 më 01.05.2023
Imazhe satelitore që tregojnë mbrojtjen ruse rreth Krimesë

Zjarri që shpërtheu në Krime është pjesë e përgatitjes së kundërofensivës së madhe të Ukrainës

Përfaqësuesja e shërbimit për shtyp të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Natalia Gumenyuk, deklaroi se sulmi në magazinë e naftës në Sevastopol, e cila u aneksua nga Rusia, është pjesë e përgatitjeve të ushtrisë ukrainase për një kundërsulm.

Gumenyuk ka porositur se fakti që logjistika e armikut është e dëmtuar është një nga elementët e përgatitjes për veprimtaritë e fuqishme aktive të forcave mbrojtëse, për të cilat flasin që një kohë të gjatë dhe është pjesë e përgatitjes për një sulm të madh në shkallë të plotë që të gjithë e presin.

Sipas saj, pas zjarrit në magazinë e naftës, ushtria ruse ka një “shkallë të lartë ankthi” dhe dyshohet se “po përpiqen të evakuojnë familjet e tyre dhe, nëse është e mundur, të largohen vetë nga Krimea”.

Natën e 29 prillit, një zjarr shpërtheu në një magazinë nafte në Sevastopol në mikrodistriktin e Gjirit Kazachya.

Guvernatori i qytetit të aneksuar nga Rusia, Mikhail Razvozhayev, tha se kjo ndodhi për shkak të një sulmi me dron.

Si pasojë e incidentit nuk ka persona të lënduar. Sipas shërbimeve të inteligjencës ukrainase, zjarri shkatërroi më shumë se dhjetë tanke me derivate nafte, të cilat ishin të destinuara për Flotën e Detit të Zi të Federatës Ruse. /

Kreu i Wagnerit: Kundërofensiva ukrainase mund të bëhet tragjedi për Rusinë

Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin ka thënë se një kundërofensivë ukrainase mund të kthehet në një “tragjedi” për Rusinë ndërsa luftëtarët që i drejton, po u mungonte municioni.

Për muaj të tërë Wagner ka udhëhequr sulmin rus në Bakhmut, qytetin lindor të Ukrainës, raporton theguardian.

Prigozhin është një aleat i presidentit Vladimir Putin, por si kreu i një formacioni paraushtarak ka qenë i përfshirë në një luftë për pushtet me ministrinë ruse të mbrojtjes.

Ne (Wagner) kemi vetëm 10-15 për qind të predhave që na duhen”, tha ai, duke fajësuar udhëheqjen e ushtrisë së Rusisë.

Ai foli në një intervistë për korrespondentin rus të luftës pro-Kremlinit, Semyon Pegov.

Prigozhin tha se pret që kundërsulmi i ukrainasve të fillojë në mes të muajit maj, “kjo kundërofensivë mund të bëhet një tragjedi për vendin tonë”.

Ndryshe, Wagner raportohet se çdo ditë po dërgon arkivole me trupa të pajetë të pjesëtarëve të saj në Rusi. 

“Nuk do presim ndihmën e Perëndimit”, paralajmëron Zelensky

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se Kievi do të nisë ofensivën kundër forcave ruse pavarësisht se nuk është furnizuar me avionë luftarakë nga perëndimi. Ndërkohë, guvernatori i rajonit rus të Brianskut tha se katër njerëz u vranë në orët e vona të së shtunës nga një sulm në një fshat afër kufirit të Rusisë me Ukrainën.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shpesh ka bërë thirrje për zgjerimin e ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën.

“Të them të drejtën, do të na ndihmonte shumë. Por ne gjithashtu e kuptojmë se nuk mund ta zvarrisim kundërofensivën, prandaj do ta fillojmë atë para se të marrim avionë F-16 ose modele të tjera të avionëve luftarakë perëndimorë”, tha ai.

Duke folur me gazetarët skandinavë në Kiev, ai shtoi se disa vende, të cilat kanë avionë luftarakë F-16 dhe lloje të tjera avionëve perëndimorë, janë “të gatshëm të na ndihmojnë”. Zoti Zelensky nuk specifikoi se për cilat vende po fliste.

Forcat ajrore ukrainase kanë vetëm avionë luftarakë të epokës sovjetike.

Presidenti Zelensky ushtroi trysni ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për këtë çështje në një takim në Kiev më 20 prill. Ai gjithashtu ka thënë se ka ardhur koha që aleanca ushtarake perëndimore të hapë dyert për anëtarësimin e Ukrainës.

Pasi përballoi ofensivat ruse gjatë dimrit dhe pranverës, të cilat rezultuan në përparime të vogla të trupave ruse në lindje, Ukraina tani shpreson të rimarrë rajonet e pushtuara në jug dhe lindje të vendit në një kundërofensivë në javët ose muajt e ardhshëm.

Ndërkohë, guvernatori i rajonit rus të Brianskut tha se katër njerëz u vranë në orët e vona të së shtunës nga një sulm në një fshat afër kufirit të Rusisë me Ukrainën. Në një shkrim në platformën Telegram, Alexander Bogomaz, fajësoi Ukrainën për sulmin në fshatin rus.

Ukraina nuk ka marrë thuajse asnjëherë përgjegjësinë për sulmet brenda Rusisë apo territoreve që kontrollohen nga Rusia në Ukrainë. Të dyja palët deri më tani kanë mohuar kryerjen e sulmeve ndaj civilëve në thuajse 14 muaj luftime.

Ndërkohë në video-mesazhin e përnatshëm te shtunën në mbrëmje Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi autoritetet ruse se do të mbanin përgjegjësi për sulmet e se premtes në qytetin e Umanit, ku mbetën të vrarë 23 civilë.

Sipas tij, si ata që dhanë urdhrin dhe ata që e ekzekutuan atë janë të gjithë terroristë dhe vrasës dhe do të ndëshkohen./VOA

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat