Sulmet me raketa ruse në Ukrainën Qendrore e Lindore, shkon në 34 numri i të plagosurve, mes tyre 5 fëmijë

Bota

Sulmet me raketa ruse në Ukrainën Qendrore e Lindore, shkon në 34 numri i të plagosurve, mes tyre 5 fëmijë

Më: 1 maj 2023 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Numri i personave të plagosur në sulmet ruse në rajonin e Dnipropetrovsk është rritur në 34, sipas zyrtarëve lokalë.

Fëmija më i vogël i plagosur në sulm është tetë vjeç, sipas guvernatorit lokal Serhiy Lysak. Ai shtoi se dy gra të moshës 44 dhe 55 vjeç janë në terapi intensive për plagët e tyre.

Sulmi ndodhi në lagjen Pavlograd në Ukrainën qendrore lindore. Rusia lëshoi një breshëri të re raketash në pjesë të Ukrainës lindore të hënën.

Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Ukrainës thanë se kapën 15 nga 18 raketat ruse të lëshuara nga rajonet veriperëndimore të Arktikut Rus dhe Detit Kaspik të hënën.

Ushtria ukrainase tha më herët se qytetet lindore të Kramatorsk, Kostiantynivka dhe Pavlohrad ishin në shënjestër të sulmeve, së bashku me rajonin Dnipropetrovsk.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat