Një 14-vjeçar ka mbetur i vrarë në një sulm në rajonin Chernihiv.
Komanda Operative Veriore e Ukrainës ka konfirmuar lajmin, duke shpërndarë fotografi të vendit të ngjarjes.
Sipas autoriteteve ukrainase, forcat ruse lëshuan dy bomba ajrore nga një avion Su-35, duke goditur një shkollë të mbyllur.
“Dy persona të tjerë mbetën të plagosur dhe shtëpitë u dëmtuan në sulm”, thanë zyrtarët.