Gjenerali ukrainas, Oleksandr Syrskyi tha se luftimet në terren janë “mjaft të ndërlikuara” në Bakhmut, në mes të një beteje rraskapitëse për kontrollin e qytetit shumë të kontestuar në lindje të Ukrainës.
Bakhmut ka qenë i rrethuar nga forcat ruse, kryesisht nga grupi paramilitar Wagner, për muaj të tërë. Por Syrskyi deklaroi se Moska “dështon të marrë kontrollin e qytetit”, shkruan CNN.
Syrskyi dha çmime dhe dhurata për ushtarët, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.
“Armiku kreu sulme të shumta, duke u përpjekur të depërtojë mbrojtjen e pozicioneve tona në disa drejtime. Megjithë humbjet e konsiderueshme, grupe të reja sulmi të Wagner, luftëtarë nga dhe parashutistë po nxitojnë vazhdimisht në betejë. Por armiku nuk arrin të marrë kontrollin e qytetit”, theksoi ai.