Aktivitetet ushtarake ruse vrasin delfinët, mbi 100 gjallesa të ngordhura përgjatë brigjeve të Krimesë

Bota

Aktivitetet ushtarake ruse vrasin delfinët, mbi 100 gjallesa të ngordhura përgjatë brigjeve të Krimesë

Më: 1 maj 2023 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Më shumë se 100 delfinë të ngordhur janë regjistruar përgjatë brigjeve të Krimesë në prill. Lajmi u konfirmua nga një ekspert ukrainas dhe njëherazi kreu i departamentit të kërkimit të Parkut Kombëtar Tuzly Estuaries.

Sipas Ivan Rusev, aktivitetet e nëndetëseve dhe anijeve ruse në Detin e Zi ishin “faktori kryesor” në vdekjen e kafshëve.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rusev tha se kafshët u gjetën në gjiret e Sevastopolit dhe brigjeve të tjera të Krimesë.

Më shumë delfinë u gjetën me simptoma që mendohet se ishin shkaktuar nga sonar ushtarak. Rusev shprehet se numri i vërtetë i vdekjeve të delfinëve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë dhe mund të jetë më shumë se 1,000.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat