SHBA-ja beson se ofensiva ruse ka dështuar në lindje të Ukrainës

Bota

SHBA-ja beson se ofensiva ruse ka dështuar në lindje të Ukrainës

Më: 1 maj 2023 Në ora: 21:09
Ukrainë

Shtëpia e Bardhë ka vlerësuar se Rusia ka pësuar 100 mijë viktima në pesë muajt e fundit të luftimeve në Ukrainë.

Duke detajuar vlerësimet e fundit, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se SHBA-ja beson se rreth 20 mijë trupa ruse janë vrarë që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Gjysma e tyre janë nga grupi mercenarë rus, Wagner, raporton skynews.

Ofensiva ruse në Bakhmut, në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas, ka “ngecur” dhe “dështuar”, shtoi Kirby.

Muajt e fundit, Moska është përqendruar në rajonin e Donbasit, veçanërisht në qytetin Bakhmut të Donetskut.

Megjithatë, mendohet se Bakhmut nuk është kapur plotësisht nga forcat ruse – dhe ushtarët ukrainas kanë filluar kundërofensivën në zonë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat