Një depo nafte në Rusinë jugperëndimore pranë një ure kyçe që lidh vendin me Krimenë është përfshirë nga flakët masive.
Lajmi u bë i ditur nga autoritetet ruse, ku përmes një postimi në Telegram, guvernatori i Krasnodarit, Veniamin Kondratyev tha se zjarri në portin e Volnës ishte i përmasave të mëdha.
Megjithatë autoritetet bëjnë me dije se flakët janë nën kontroll dhe nuk ka njerëz të lënduar.
Objekti ndodhet afër urës së Kerçit, e cila u dogj nga forcat ukrainase në tetor 2022.
Është e paqartë se si ka marrë flakë rezervuari i karburantit. Ukraina nuk ka komentuar mbi incidentin.