Borrell hedh poshtë propozimin e Kinës për paqen në Ukrainë: BE nuk e merr parasysh, konsiderojmë vetëm planin e Zelenskyt

Bota

Borrell hedh poshtë propozimin e Kinës për paqen në Ukrainë: BE nuk e merr parasysh, konsiderojmë vetëm planin e Zelenskyt

Më: 5 maj 2023 Në ora: 18:22
Josep Borrell

BE beson se i vetmi plan i zbatueshëm i paqes për Ukrainën është plani i paraqitur nga presidenti Zelensky. Brukseli nuk e merr seriozisht nismën kineze”, u shpreh të premten shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Kryediplomati i Brukselit tha se pikëpamja e BE-së është se negociatat për arritjen e paqes në Ukrainë nuk do të kishin asnjë kuptim në këtë pikë të zhvillimeve mes vendeve.

Borrell kritikoi gjithashtu Kinën për mbështetjen e Rusisë, por vuri në dukje se ende nuk ka pasur shkëmbim armësh mes dy aleatëve.

Ai theksoi se BE-ja duhet të vazhdojë mbështetjen e saj për përpjekjet ushtarake të Ukrainës. “Ky nuk është momenti për biseda diplomatike rreth paqes, është momenti i mbështetjes së Ukrainës në luftë,” tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat