Kadyrov thotë se trupat e tij po bëhen gati për të shkuar në Bakhmut

Bota

Kadyrov thotë se trupat e tij po bëhen gati për të shkuar në Bakhmut

Më: 6 maj 2023 Në ora: 21:08
Ramzan Kadyrov

Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, e ka konfirmuar se ushtarët e tij po bëhen gati për të shkuar në Bakhmut për të zëvendësuar në luftime grupin Wagner.

“Ne jemi gati ta marrim Bakhmutin dhe do ta marrim territorin tjetër me kënaqësi. Nuk ka vështirësi për ne”, ka thënë Kadyrov në një video, e cila është shpërndarë gjithashtu në Twitter nga këshilltari i Ministrisë së Punëve të Brendshme ukrainase, Anton Gerashchenko.

“Ministria e Mbrojtjes {ruse} dhe unë tashmë kemi filluar të zhvillojmë strategjinë tonë. Ne do ta zgjidhim këtë çështje në një të ardhme të afërt. Kam takim tani. Sot njësia Akhmat-1 , dy batalione dhe një regjiment do të shkojnë në zonën e Operacionit Special Ushtarak”, tha lideri çeçen.

Reagimi vjen, pasi kreu i grupit mercenar Wagner, Yvgeny Prigozhin, ka paralajmëruar së fundmi se do të tërheqë trupat nga Bakhmuti më 10 maj, për shkak se Rusia nuk po i furnizon me municione.

Prigozhin ka deklaruar se ka biseduar me Kadyrovin për t’ia dorëzuar pozicionet në Bakhmut trupave çeçene. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat