Ministria e Jashtme e Italisë ka “rekomanduar fuqishëm” që çdo italian që është ende në Ukrainë të largohet me çdo mjet.
Alarmi u dha në vazhdën e “sulmeve raketore gjithnjë e më të rënda në Kiev dhe në të gjithë territorin ukrainas”.
“Të gjitha udhëtimet në Ukrainë, në çfarëdo cilësie, dekurajohen fuqimisht”, tha ai, duke i kërkuar kujtdo që shkon me punë të marrë “masat e duhura të parandalimit dhe zbutjes së rrezikut” dhe të tregojë “kujdes maksimal”, shkruan Skynews.
Më herët sot u raportua se Rusia kishte nisur një valë sulmesh me dronë dhe raketa në qytetet e Ukrainës këtë mëngjes.
Rreth 16 sulme me raketa kishin në shënjestër rajonet Kharkiv, Kherson, Mykolaiv dhe Odesa dhe pati 61 sulme ajrore në zonat e populluara dhe pozicionet ushtarake.