LIVE: Kaos në Rusi, Wagner kërcënon sërish Putinin; ish-komandanti rus plas deklaratën ‘bombë’

Bota

LIVE: Kaos në Rusi, Wagner kërcënon sërish Putinin; ish-komandanti rus plas deklaratën ‘bombë’

Nga: BOTA SOT Më: 9 maj 2023 Në ora: 07:18 Përditësuar në ora: 21:03 më 09.05.2023
Pamje nga lufta në Ukrainë

Putin i ka ditët të numëruara, nga kaosi në rrugë, tek lufta e banditëve, ja çfarë e pret Rusinë pas vdekjes së tij

Një tentativë e supozuar për vrasjen e presidentit rus, si dhe thashethemet e vazhdueshme për shëndetin, kanë rikthyer diskutimet lidhur me gjithçka mund të ndodhë në Rusi pas vdekjes së Putinit.Bisedimet se kush do të zëvendësonte ish-agjentin e KGB-së janë rikthyer edhe një herë po ashtu. Administrata presidenciale ruse pretendoi se Ukraina përdori dronë për të sulmuar Kremlinin në atë që tha se ishte një përpjekje për të vrarë Putinin.Forcat ruse u tha se kishin përdorur pajisje radari për të rrëzuar dy dronët në zemër të Moskës, të cilat ata e përshkruan si një "akt të planifikuar terrorist dhe një atentat ndaj Presidentit".

Lajmi vjen vetëm disa javë pasi kudo nisi të diskutohej për shëndetin e Putinit. Dokumentet e Pentagonit, të zbuluara në prill, përfshinin një dokument që pretendonte se presidentipo bënte kimioterapi. Thashethemet se ai kishte kancer ose sëmundjen e Parkinsonit kanë qarkulluar edhe në të kaluarën shumë shpesh. Në janar, shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov, tha: “Ai ka qenë i sëmurë për një kohë të gjatë. Jam i sigurt se ai ka kancer. Unë mendoj se ai do të vdesë shumë shpejt. Shpresoj shumë shpejt.”

Kaos në Rusi

Rënia e Vladimir Putin do të shkaktonte kaos në rrugët e Rusisë dhe do t'i jepte fund luftës në Ukrainë. Kështu ka parashikuar një shkrimtar rus. Mikhail Shishkin ka pohuar se pa Presidentin rus në krye, vendi do të shkatërrohej si "rënia e një perandorie". Autori i "Rusia ime: Luftë ose Paqe", botuar në muajin mars, i tha The Times se guvernatorët rajonalë do të mbroheshin, duke sekuestruar asetet e tyre dhe duke përdorur ushtritë private.

Kur Putini, i cili ka qenë tani në pushtet për 23 vjet, të rrëzohet ose të vdesë, Shishkin ka parashikuar se do të ketë një betejë për pushtet dhe lufta në Ukrainë nuk do të jetë më në krye në listën e prioriteteve të atyre që do të sundojnë. Ai argumentoi: "Lufta në Ukrainë do të ndalet dhe një luftë banditësh do të fillojë për kontrollin e Rusisë dhe këta njerëz, të cilët do të luftojnë për jetën dhe për pushtetin e tyre, dhe nuk do të interesohen aspak se kujt i përket Krimea apo Donbasi".

Zëvendësuesi i Putin

Mendohet se Yevgeny Prigozhin, lideri i grupit mercenar Wagner, do të përfitonte nga kjo situatë. Një përçarje mes tij dhe Kremlinit është konfirmuar, në më shumë se një rast. Ashtu si Shishkin, Lyubov Sobol nga opozita ruse i tha “Foreign Policy” në fillim të këtij viti se ai gjithashtu sheh kaos në horizontin e Rusisë pas largimit të Putinit.

Ai tha: "Do të ketë shumë trazira politike pas Putinit. Çdokush do të mund të përfitojë." Gjatë sundimit të Putinit, figurat e opozitës janë zhdukur. Alexei Navalny, politikani më i shquar i opozitës në vend, është aktualisht në burg me pretendimin se muajin e kaluar nuk ishte mirë pasi iu dha një helm me veprim të ngadaltë.  E vetmja garanci është shkruar në kushtetutë, e cila përcakton se kryeministri rus Mikhail Mishustin do të merrte detyrën nëse diçka do t'i ndodhte Putinit. Nëse Putin do të vdiste, mbështetësit e tij të flaktë ka të ngjarë të shpresojnë ta zëvendësojnë atë me dikë që mund të vazhdojë trashëgiminë e tij duke siguruar që mbështetësit e tij të mos persekutohen.

Në fillim të këtij viti, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhër arresti për Putinin dhe komisioneren e tij për të drejtat e fëmijëve, Maria Alekseyevna Lvova-Belova, për përfshirjen e tyre të dyshuar në dëbimin e fëmijëve.

Roli i Perëndimit

Një deputet disident rus që tani jeton në mërgim në Ukrainë, Ilya Ponomarev, gjithashtu mendon se ditët e Putinit janë të numëruara. Ai beson se lideri rus nuk do ta festojë ditëlindjen e tij të ardhshme në tetor, por mendon se nëse do të gjendej "Himleri" i Putinit, perandoria nuk do të bjer, por do të kundërpërgjigjet. Autori i librit të vitit 2022 “A duhet të vdesë Putin?”, i tha “Express.co.uk” në shkurt se mbështetësit e Vladimir Putinit do të përpiqen ta zëvendësojnë atë me dikë që mund të ruajë sistemin, por ai theksoi se përgjegjësia është e Perëndimit nëse kjo do duhet të të ndodhë. Ai tha: “Perëndimi duhet të dijë se zëvendësimi i Hitlerit me një rezervë, me një Himmler, nuk është një ide e mirë.”

Ish-komandanti rus i jep goditjen e fortë Putinit dhe plas deklaratën ‘bombë’: Ukraina mund të fitojë

Në sfondin e Paradës së Fitores, e cila dukej e zvogëluar në mënyrë drastike, vjen një parashikim që figurave të larta të Kremlinit mund t’i duket ogurzi.

Igor Girkin, një ish-komandant rus dhe oficer i FSB-së, i cili ndihmoi aneksimin e Krimesë në vitin 2014, besohet gjerësisht të jetë nxitësi më me ndikim të Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Por në një postim për afro 800,000 ndjekësit e tij në Telegram, ai është efektivisht për herë të parë duke parashikuar se Rusia do të mposhtet nga Ukraina, duke sugjeruar se kjo mund të ndodhë relativisht shpejt.

“Nuk ka strategji, nuk ka punë të ndërgjegjshme për zbatimin e saj”, thotë ai.

“Dhe armiku fillimisht e ka një strategji të tillë dhe e zbaton me të gjitha forcat e tij. Gjithnjë e më me sukses.

Tani ne duhet të mendojmë se si të shpëtojmë shtetin, vendin dhe njerëzit në një situatë të humbjes së afërt ushtarake. Dhe, po, edhe për një “disfatë të denjë jo fatale” (në të cilën armiqtë do të detyrohen të braktisin planet për copëzimin e plotë të Rusisë dhe eliminimin e sovranitetit të saj), do të jetë e nevojshme të luftojmë gjatë dhe fort.”

Nuk ndalet kreu i Wagner, kërcënon sërish Putinin: Ose municion, ose unë tregoj realitetin

Kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin, i dha një ultimatum presidentit rus Valdimir Putin në një video të postuar në Telegram.

Nëse nuk pajiset me municion sot para përfundimit të paradës në Moskë, ai do të publikojë një video në të cilën do të tregoni “të vërtetën për gjendjen e mjerueshme në front”.

Von der Leyen në Kiev në Ditën e Evropës, Putini fajëson Perëndimin për luftën

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen vizitoi sot Kievin në Ditën e Evropës, në një shprehje solidarizimi dhe simbolizmi përballë agresionit të vazhdueshëm rus. Zonja von der Leyen foli në krah të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy për të ardhmen evropiane të Ukrainës ndërsa në Moskë, në ditën kur Rusia shënon fitoren ndaj Gjermanisë naziste, Presidenti Vladimir Putin tha se vendi i tij është i bashkuar në luftën përballë Perëndimit lidhur me Ukrainën.

Zonja von der Leyen tha se Ukraina po lufton përballë Rusisë për "vlerat evropiane".

“Ukraina është në vijën e parë të mbrojtjes së gjithçkaje që ne evropianët e kemi të shtrenjtë: lirinë tonë, demokracinë tonë, lirinë e mendimit dhe të fjalës. Me guxim, Ukraina po lufton për idealet e Evropës që ne nderojmë so
t”, tha zonja von der Leyen.

Vizita e saj në Kiev në Ditën e Evropës, vjen një ditë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se vendi i tij që tani e tutje do ta festojë këtë ditë “së bashku me të gjithë Evropën e lirë”.

"Më lejoni të përshëndes ngrohtësisht vendimin tuaj për të bërë 9 majin Ditën e Evropës edhe në Ukrainë
", tha zonja von der Leyen.

Me dekretimin e 9 majit si Dita e Evropës, Ukraina rithekson ambicien e saj për t'u bashkuar me institucionet perëndimore pas aplikimit për t'u anëtarësuar në BE vitin e kaluar pas fillimit të agresionit nga Rusia.

Por me gjithë mbështetjen ndaj Ukrainës me ndihma dhe paisje ushtarake, ambicjeve të saj evropiane dhe sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, anëtarësimi duket të jetë ende një objektiv i largët, gjë që ka shkaktuar zhgënjim të dukshëm në Ukrainë.

Gjatë vizitës në Kiev, Presidentja e Komisionit Evropian bëri nderime për ushtarët ukrainas të vrarë që nga viti 2014.

Në vizitën që ajo e filloi pak përpara se Presidenti rus Vladimir Putin të shënonte fitoren e Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore, zonja von der Leyen tha se Rusia “ka dështuar në mënyrë dramatike”.

"Ukraina i ka rezistuar sulmit dhe po lufton me sukses. Pse? Para së gjithash, sepse si një shoqëri e lirë, Ukraina mund të mbështetet në trimërinë e palëkundur të miliona grave dhe burrave të saj. Ata luftojnë për vlerat tona evropiane."


Në fjalimin e tij në paradën ushtarake vjetore në Sheshin e Kuq të Moskës, Presidenti Putin tha se rusët ishin të bashkuar në një luftë "të shenjtë" përballë Perëndimit për Ukrainën.

“Një luftë e vërtetë është hapur përsëri kundër atdheut tonë. Por ne po luftojmë kundër terrorizmit ndërkombëtar. Ne gjithashtu do ta mbrojmë popullin e Donbasit dhe do të garantojmë sigurinë tonë”, tha ai.

Zoti Putin e ka krahasuar vazhdimisht luftën në Ukrainë - të cilën ai e ka portretizuar si një lëvizje mbrojtëse kundër një Perëndimi që do të copëtojë Rusinë - me sfidën me të cilën u përball Moska kur Adolf Hitleri pushtoi Bashkimin Sovjetik në vitin 1941.

Kievi dhe Perëndimi e akuzojnë presidentin rus për një luftë të paprovokuar në Ukrainë. Ata mohojnë pretendimin e tij se zgjerimi i aleancës së NATO-s deri pranë kufijve të Rusisë përbën një kërcënim për sigurinë e saj ose justifikon sulmin e Moskës.

Rusia ka intensifikuar së fundmi sulmet me rreze të gjatë veprimi ndaj objektivave në Ukrainë, ndërsa forcat e Kievit përgatiten të nisin një kundërofensivë në përpjekje për të rimarrë territorin e marrë nën kontroll nga Rusia.

Rusia lëshoi të paktën 25 raketa gjatë natës, pjesa më e madhe e të cilave drejt kryeqytetit Kiev, por pothuajse të gjitha u rrëzuan, thanë zyrtarët ukrainas./VOA

Parada e Moskës, Putin mbetet pa tanke dhe pa avionë

Moska u blindua për të festuar fitoren sovjetike ndaj Gjermanisë naziste, por parada në “Sheshin e kuq” ishte në prani të rëndë ushtarake dhe pa tanke.

Një tank përkujtimor i Luftës së Dytë Botërore o llojit T-34 ishte i vetmi tank në paradë ndërkohë që festimet në disa qytete të tjera u anuluan.

Rusia ka humbur 10,000 automjete ushtarake dhe 2,000 tanke që kur Putini nisi luftën në Ukrainë. Në paradë u panë vetë, 50 automjete në krahasim me më shumë se 200 mjete që u përdorën vitin e kaluar.

Megjithatë, rusët i kujtuan botës aftësinë e tyre të madhe bërthamore. Armët më të frikshme në paradë ishin lëshuesit e lëvizshëm të raketave bërthamore, Topol-Ms me 16 rrota, raportoi Top News.

Parada e mijëra ushtarëve nisi në Moskë nën syrin vigjilent të Putinit dhe anëtarëve të tjerë të elitës politike ruse.

Vetë presidenti Vladimir Putin eci nga Kremlini në Sheshin e Kuq, për të parë paradën mes personelit ushtarak që mbanin flamuj të Rusisë dhe Bashkimit Sovjetik.

Vladimir Putin dhe Viktor Orban gjejnë një aleat të ri në zemër të Evropës, ja shteti i radhës që mund t’i dalë krah Rusisë

Sllovakia ka një kryeministër të ri, Çudovít Ódor, ish-zëvendës guvernator i bankës qendrore, që është emëruar në krye të qeverisë. Presidentja Zuzana Çaputova veproi me shpejtësinë e erës. Mesditën e së dielës dha dorëheqjen kryeministri i mëparshëm Eduard Heger dhe në mbrëmje u emërua kreu i ri i qeverisë teknike.

Kriza politike në Sllovaki arriti kulmin në shtator të vitit të kaluar kur qeveria e koalicionit humbi shumicën. Presidentja shpreson se qeveria e re, duke filluar nga shtatori, kur duhet të mbahen zgjedhjet, do të arrijë të stabilizojë marrëdhëniet politike, sepse personat që i bashkohen qeverisë së re teknike nuk do të lejohen të kandidojnë në shtator.

Heger nuk kishte zgjidhje sepse dy ministra të tjerë u larguan nga qeveria javën e kaluar. Samuel Vlçan, ish-ministri i Bujqësisë, u largua pasi u zbulua se kompania në pronësi të tij kishte marrë 1.4 milionë euro fonde nga BE.

Ministri i Jashtëm Rastislav Kaçer dha dorëheqjen sepse Heger nuk dha dorëheqjen. Mesazhi i Káçer për kryeministrin hungarez Viktor Orbán nga fundi i shkurtit e bëri atë të famshëm në Evropë, ku ai e shante brutalisht në një mesazh publik.

Kriza politike

Presidenti ?aputová aktualisht po drejton me sukses “anijen politike” sllovake, por nëse qeveria e re teknike bën një gabim, nuk përjashtohet mundësia që kriza të thellohet. Robert Fico, tashmë kreu i partisë opozitare Smer, i cili aktualisht kryeson në sondazhe, po pret “në autobus”. Fico ishte kryeministër deri në vitin 2018, kur iu desh të jepte dorëheqjen pasi gazetari investigativ Ján Kuciak dhe e fejuara e tij Martina Kušnírová u vranë, duke ekspozuar një sërë skandalesh korrupsioni brenda qeverisë së tij.

Fico më vonë u kthye në krye të partisë e cila është anëtare e socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Evropian. Inflacioni, së bashku me kaosin e koalicionit qeverisës, u bënë një platformë solide për të kopjuar pikëpamjet e Orbanit se sanksionet kundër Rusisë janë përgjegjëse për problemet ekonomike. Ai ka kundërshtuar ndihmën ushtarake për Ukrainën, duke argumentuar se është një kërcënim për sovranitetin sllovak.

Me ardhjen e tij në pushtet, kryeministri hungarez do të fitonte një aleat në kundërshtimin e ndihmës për Ukrainën. BE e akuzon shpesh Hungarinë për shkelje të vlerave evropiane, dhe e ka kritikuar për mbështetjen e hapur ndaj Vladimir Putin, regjimit dhe luftës që ai ka nisur.

Megjithatë, Orban nuk ka ndryshuar qëndrim, duke paralajmëruar se ekonomina evropiane do të përkeqësohet nëse situata nuk ndryshon. Sipas tij, lufta në Ukrainë, e cila fillimisht ishte një konflikt lokal është shndërruar në një luftë globale që kërcënon të rrënojë ekonominë evropiane dhe të gjithë botës.

Konflikti i hapur

Presidentja sllovake shpreson se presioni i agresionit rus ndaj Ukrainës mund të lehtësohet deri në vjeshtë dhe se atëherë Fico do të privohet nga propaganda anti-revolucionare, e cila do të zvogëlojë perspektivat e tij elektorale. "Gjysmë viti është i mjaftueshëm që qeveria e ekspertëve të stabilizohet dhe të çojë Sllovakinë në zgjedhje të parakohshme," shtoi ajo, megjithëse disa, si kryetari i parlamentit Boris Kollár, presin që kaosi të vazhdojë.

Ana pozitive e situatës aktuale është se Fico është në konflikt me Peter Pellegrinin, i cili kryeson partinë e dytë më të fortë sipas sondazheve, Hlas. Vlerësimet janë se të dy nuk do të ishin në të njëjtën qeveri, për shkak të egos.

Pasoja mund të ishte formimi i një koalicioni të ri në të cilin do të kishte një numër më të madh partish më të vogla, gjë që do ta çonte sërish Sllovakinë drejt destabilitetit politik. Euractiv e Sllovakisë raporton thirrjen e Pellegrinit drejtuar palëve "për t'i dhënë fund kaosit dhe për të shkuar në zgjedhje të parakohshme në korrik", duke arritur në përfundimin se vështirë se do të ketë mbështetje. Është e nevojshme që presidentja të thotë fjalën e saj.

Sllovakia Milan Niç i Këshillit Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë beson se ngjarja është "një pikë kulminante për një qeveri që ka humbur gradualisht kontrollin dhe ka thelluar paqëndrueshmërinë e Sllovakisë në vend që ta zvogëlojë atë".

Kim Jong Un lidhje të ngushtë me Putinin, i dërgon mesazh urimi për “9 Majin”: Rusia do të mposhtë forcat armike

Kim Jong Un ka shprehur besimin e tij se Rusia do të fitojë në betejën e saj kundër imperialistëve, duke iu referuar Ukrainës dhe mbështetësve të saj perëndimorë, si SHBA-në , duke vënë në pikëpyetje marrëdhëniet mes vendeve dhe  liderit të Koresë së Veriut.

Në mesazhin e tij të urimit drejtuar presidentit rus Vladimir Putin për “Ditën e Fitores”, përvjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, Kim Jong Un theksoi se Rusia do të mposhtë të gjitha sfidat dhe kërcënimet e armikut.

Koreja e Veriut ka krijuar lidhje më të ngushta me Moskën dhe e ka mbështetur atë pas pushtimit të Ukrainës dhe aneksimit të territoreve ukrainase, të cilin shumica e anëtarëve të OKB-së e dënuan si të paligjshëm.

“Po ju dërgojmë urimet më të mira, ushtrisë ruse dhe popullit rus për luftën e tyre të shenjtë për të ruajtur paqen botërore”, tha Kim Jong Un në mesazhin e tij drejtuar Putinit.

Regjimi Kim ka mohuar akuzat se ka furnizuar Rusinë me armë për t’i përdorur në luftën në Ukrainë.

Eksportet e armëve të Koresë së Veriut janë të ndaluar sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkak të programeve bërthamore dhe raketore të Phenianit.

Putin: Një “luftë e vërtetë” po bëhet kundër Rusisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se një “luftë e vërtetë” po zhvillohet sërish kundër vendit të tij, ndërsa akuzoi elitat perëndimore për “mbjellje të urrejtjes dhe të rusofobisë”.

“Qëllimi i tyre nuk është gjë tjetër, veçse ta shohin rënien e vendit tonë”, tha Putin, duke mos ofruar asnjë provë për pretendimet e tij.

Ai i bëri komentet para të tubuarve në Sheshin e Kuq të Moskës, për nder të 78-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Nëntë Maji, që në Rusi njihet si Dita e Fitores, kujton mposhtjen e Gjermanisë naziste më 1945.

Putin, vendi i të cilit ka nisur pushtimin e Ukrainës qysh nga shkurti i vitit të kaluar, tha se “është krenar për ushtarët që po marrin pjesë” në, siç e quajti ai, “operacionin special ushtarak” të Rusisë.

Ai tha se shtetësia dhe e ardhmja e Rusisë “varen nga këta njerëz”.

“Sot, qytetërimi është përsëri në një pikë vendimtare kthese. Një luftë e vërtetë ka nisur kundër atdheut tonë. Ne kemi zmbrapsur terrorizmin ndërkombëtar, do t’i mbrojmë banorët e Donbasit dhe do të garantojmë sigurinë tonë”, tha Putin.

“Nuk ka kauzë më të fortë në botë se dashuria jonë për forcat tona të armatosura”, shtoi ai.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainë më 24 shkurt të vitit 2022.

Perëndimi ka ndërmarrë një varg sanksionesh të ashpra ekonomike dhe diplomatike kundër saj, ndërsa Ukrainën është duke e ndihmuar me armatim.

Gjatë paradës ushtarake në Sheshin e Kuq, të pranishëm ishin edhe udhëheqës të ish-shteteve sovjetike, përfshirë Kazakistanin, Uzbekistanin, Taxhikistanin, Kirgizinë, Bjellorusinë dhe Armeninë.

Këto vende kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik në kohën e Luftës së Dytë Botërore, por kanë shpallur pavarësinë e tyre pasi blloku sovjetik, i dominuar nga Rusia, është shembur në vitin 1991./REL

Borrell: Kina mund të ndikojë te Rusia që ta ndalojë luftën në Ukrainë

Shefi i Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, duke folur për luftën në Ukrainë, ka thënë se Kina e ka ndikimin më të madh në Rusi.

Kështu ka thënë ai në Firence gjatë konferencës vjetore mbi gjendjen e Bashkimit Evropian, shkruan Euronews.

“Që në fillim thashë se Kina ka një rol për të luajtur. Dhe pastaj u kritikova fort sepse sigurisht Kina është në anën e Rusisë. Por edhe nëse është në anën e Rusisë, mendoj se Kina ka një rol për të luajtur”.

Borrell ka theksuar se Kina është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Kina është ajo që ka ndikimin më të madh në Rusi. Kina nuk i ka ofruar armë Rusisë deri më tani. Shtetet e Bashkuara po e shqyrtonin këtë mundësi, kjo nuk ka ndodhur deri më tani, dhe fakti që presidenti Xi ka biseduar mirë me Presidentin Zelensky, edhe nëse ai nuk e ka përmendur luftën, por ata flasin, është një gjë e mirë”.

“Dhe sigurisht ne kemi një…ne jemi shumë të interesuar që të mos e shtyjmë shumë Rusinë në anën e Kinës”.

Sulmi më i madh në disa muaj, Moska lëshon flotën e dronëve ushtarakë drejt Ukrainës

Rusia lëshoi ​​sot flotën e saj më të madhe të dronëve në disa muaj drejt Ukrainës, pasi Volodymyr Zelensky u zotua se Rusia do të mposhtet ‘si nazizmi’ në prag të paradave të Ditës së Fitores në Moskë.

Zyrtarët thanë se sulmet goditën qytete duke përfshirë Kharkiv, Kherson, Kiev, Mykolaiv dhe Odesa përpara përkujtimit të ditës së fitores së 9 majit nesër, një festë simbolike e rëndësishme për presidentin Vladimir Putin.

Në Kiev, kryebashkiaku i qytetit tha se Rusia kishte gjuajtur 60 dronë kamikaze të prodhuar nga Irani në objektivat ukrainas.

Duke përfshirë 36 në kryeqytet, të cilët më pas u rrëzuan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat