Parlamenti francez ka miratuar një rezolutë që i bën thirrje Bashkimit Evropian të etiketojë më parë forcën mercenare ruse Wagner si "grup terrorist".
Rezoluta, e cila nuk është detyruese dhe simbolike, u miratua me mbështetje unanime në të gjithë spektrin politik, prëcjell Bota sot.
Autori i saj, deputeti i partisë në pushtet Benjamin Haddad, ka thënë se shpreson se do të inkurajojë 27 anëtarët e BE-së që ta vendosin Wagnerin në listën e saj zyrtare të organizatave terroriste.
"Kudo që ata punojnë, anëtarët e Wagner përhapin paqëndrueshmëri dhe dhunë," i tha ai parlamentit. “Ata vrasin dhe torturojnë. Ata masakrojnë dhe plaçkitin. Ata frikësojnë dhe manipulojnë pothuajse me pandëshkueshmëri totale.”