Dy ushtarë rusë nga Kamchatka u dënuan me dy vjet e gjysmë burg sepse refuzuan të luftonin në Ukrainë, njoftoi sot shoqata për të drejtat e njeriut OVD-Info.
Alexander Stepanov dhe Andrey Mihailov, u shpallën fajtorë për mosbindje ndaj urdhrave për të marrë pjesë në luftime gjatë luftës.
Vitin e kaluar, presidenti Vladimir Putin, paraqiti ndryshime në kodin penal që përfshin deri në tre vjet burg për shkelje të një dispozite të re të ligjit.
Dënimet u dhanë në fund të prillit nga gjykata ushtarake e Garnizonit të 35-të në Kamchatka, por Stepanov dhe Mihailov nuk u dërguan në burg sepse kanë të drejtë ankese.
Vjeshtën e kaluar, Putin urdhëroi mobilizimin e 300,000 ushtarëve për luftën në Ukrainë. Qindra mijëra burra rusë u larguan nga vendi për të shmangur rekrutimin.
Në shkurt, një 20-vjeçar nga Uralet kreu vetëvrasje në një kazermë pranë Moskës pasi refuzoi të shkonte në fushëbetejë në Ukrainë.