Sulme shtesë me dronë u kryen mbi rajonin rus të Belgorodit në kufirin me Ukrainën, tha guvernatori i Belgorodit Vyacheslav Gladkov në një postim në Telegram të mërkurën, përcjell Bota sot.
Dy dronë shpërthyen dhe ranë mbi një zonë banimi në rajon, tha Gladkov. Nuk raportohet për viktima, por dy ndërtesa banimi dhe një makinë janë dëmtuar, shtoi ai.
Një tjetër dron u rrëzua nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore mbi rajon, tha Gladkov. Guvernatori tha se nuk kishte viktima dhe se ekipet e reagimit po vlerësojnë pasojat në terren.
Një sulm me dron goditi Bryansk, një rajon tjetër rus në kufirin me Ukrainën, tha guvernatori i Bryansk Alexander Bogomaz.
Bogomaz tha se nuk kishte viktima dhe se një ndërtesë administrative u godit në Stardoub. Ekipet e reagimit janë duke punuar në vend, shtoi ai.