Udhëheqësit financiarë të vendeve të Grupit Ndërkombëtar të Shtatë (G7) po diskutojnë mënyrat për të mbështetur Ukrainën dhe për t'i bërë presion Rusisë që t'i japë fund luftës ndërsa takohen në Japoni për një samit tre-ditor, përcjell Bota sot.
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha se vendet e G7 "do të qëndrojnë me Ukrainën për aq kohë sa duhet" për t'i dhënë fund konfliktit.
Udhëheqësit e G7 do të kërkojnë gjithashtu mënyra për të parandaluar Rusinë dhe vendet e tjera që të anashkalojnë sanksionet, u tha gazetarëve ministri japonez i financave Shunichi Suzuki.
“Ne kemi ndërmarrë një valë veprimesh në muajt e fundit për të goditur evazionin. Dhe ekipi im ka udhëtuar nëpër botë për të intensifikuar këtë punë”, tha gjithashtu Yellen.