Italia do të vazhdojë t’i sigurojë Ukrainës armë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Kështu u shpreh këtë të shtunë kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.
Pas takimit me Volodymyr Zelensky në Romë, Meloni u shpreh se po pritet fitorja e Ukrainën, shkruan Sky News.
Ajo premtoi mbështetjen e plotë të Italisë për Ukrainën në përpjekjet e saj për të zmbrapsur “agresionin brutal dhe të padrejtë” të Rusisë.
Zelensky është aktualisht në një takim me Papën, pasi takoi Melonin deh presidentin Sergio Mattarella.