Kremlini kundërshton akuzat e opozitës turke për ndërhyrje në zgjedhje

Bota

Kremlini kundërshton akuzat e opozitës turke për ndërhyrje në zgjedhje

Më: 13 maj 2023 Në ora: 22:22
Dimitry Peskov

Rusia kundërshton akuzat e opozitës turke për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në Turqi.

Kështu u shpreh të shtunën për TASS, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai theksoi se Rusia do të respektojë çdo vendim të popullit turk.

“Në përgjithësi, ne jemi shumë të zhgënjyer nga ky pretendim i opozitës turke,” theksoi zyrtari i Kremlinit, duke komentuar deklaratën e Kilicdaroglu për ndërhyrjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale turke.

“Lideri i opozitës thoshte se ai kishte prova për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të Turqisë. Ai ende nuk e ka paraqitur atë,” deklaroi Peskov.

“Ne kemi besim se ai nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë sepse në fakt nuk ekziston,” shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat